Merz: Rusia dhe SHBA po gjejnë gjuhë të përbashkët mbi kokat e Ukrainës dhe Evropës

Bota

Merz: Rusia dhe SHBA po gjejnë gjuhë të përbashkët mbi kokat e Ukrainës dhe Evropës

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 23:22
Friedrich Merz

Friedrich Merz, lideri i CDU-së që të dielën shënoi fitore në zgjedhjet e Gjermanisë, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po gjejnë një gjuhë të përbashkët “mbi kokat e Ukrainës dhe Evropës”.

Në një postim në rrjetin social X, Merz ka theksuar se prioriteti i tij kryesor është formimi i një qeverie që përfaqëson të gjithë gjermanët.

“Përshtypja ime gjatë ditëve të fundit është se Rusia dhe Amerika po gjejnë gjuhë të përbashkët – përmbi kokat e Ukrainës, e rrjedhimisht edhe mbi ato të Evropës. Prandaj, të gjithë po e kthejnë vëmendjen kah Gjermania. Sa të shpejtë janë gjermanët që pas këtij rezultati të komplikuar zgjedhor, të formojnë një qeveri? Për mua, kjo tash është prioritet”, ka shkruar Merz.

Ai theksoi se Gjermania ka nevojë për një qeveri funksionale sa më shpejt, duke vënë theksin në rëndësinë e stabilitetit politik pas zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat