Pse Amerika i dëshiron mineralet e Ukrainës?

Bota

Pse Amerika i dëshiron mineralet e Ukrainës?

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ukraina ka furnizime të konsiderueshme me minerale kyçe, por disa janë tani në territorin e pushtuar nga Rusia.

Mineralet kritike “janë themeli i ekonomisë së shekullit të 21-të”, thotë Dr Robert Muggah, drejtor i SecDev – një konsulencë për rrezikun gjeopolitik me qendër në Kanada.

Ato janë kyçe për energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale dhe luajnë “një rol strategjik në rritje në gjeopolitikë dhe gjeoekonomi”, thotë ai, raporton BBC.

Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë janë në Ukrainë. Dhe SHBA-ja është e prirur për një marrëveshje për këto burime sepse dëshiron të reduktojë varësinë e saj nga Kina, e cila kontrollon 75% të depozitave të tokës së rrallë në botë, sipas Grupit të Investimeve Gjeologjike.

Në dhjetor, Kina ndaloi eksportin e disa mineraleve të tokës së rrallë në SHBA, pasi më parë kishte kufizuar eksportet e mineraleve në SHBA vitin e kaluar.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, i tha gazetës amerikane NeësNation të hënën se një marrëveshje midis SHBA-së dhe Ukrainës është për lidhjen e dy vendeve për të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat