Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Bota

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 20:57
Zelensky/ Trump

Volodymyr Zelensky është deklaruar në X pas daljes së tij dramatike nga Shtëpia e Bardhë.

Bëhet e ditur se presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre të tensionuar në Zyrën Ovale.

Vance akuzoi Zelenskyn se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelensky.

Ndryshe, tani pas takimit kanë filluar të qarkullojnë video të ndryshme në rrjete sociale.

Në një moment, Trump dhe Vance shihen duke “e sulmuar” Zelenskyn.

“Ke folur mjaftueshëm”, dëgjohet Trump duke i thënë Zelenskyt.

“Ju nuk do ta fitoni këtë”, vazhdon presidenti amerikan duke e ngritur zërin.

“Ju e keni një shans për t’ia dalë për shkakun tonë”, shton Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat