Zbulohen detaje nga biseda telefonike e shefit të NATO-s me Trumpin ditë më parë

Bota

Zbulohen detaje nga biseda telefonike e shefit të NATO-s me Trumpin ditë më parë

Më: 2 mars 2025 Në ora: 08:56
Rutte, Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Siç bën të ditur vetë NATO, Rutte falënderoi presidentin për angazhimin e tij për një aleancë të fortë dhe paqe në Ukrainë.

Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm diskutuan nevojën kritike që një zgjidhje për Ukrainën të jetë e qëndrueshme.

Ata njohën mbrojtjen e guximshme të Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në 2022, mbrojtje kjo që u mundësua edhe nga ndihma e SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke filluar me raketat antitank Javelin të ofruara në administratën e parë Trump.

Raportohet se Rutte dhe Trump ranë dakord për rëndësinë e rritjes së konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes dhe kapaciteteve industriale të mbrojtjes nga Evropa dhe Kanada, të cilat do të shfaqen dukshëm në Samitin e NATO-s në Hagë në qershor.

Ndryshe, dyshja ranë dakord edhe të qëndronin në kontakt të ngushtë dhe të takoheshin së shpejti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat