Evropa u bë “e shurdhër” ndaj të vërtetës!

Bota

Evropa u bë “e shurdhër” ndaj të vërtetës!

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

- SHBA nuk do të largohet nga NATO.! Kjo do të ishte marrëzi. Ajo që amerikanët po bëjnë është të shtyjnë përpara një model për ndarjen e barrës së përgjegjësive brenda aleancës, të cilën ameriksnët e kanë kërkuar prej shumë vitesh. 

Kështu thotë për Dagbladet studiuesja e konflikteve dhe ekspertja e së drejtës ndërkombëtare, Cecilie Hellestveit. 

Ditët e fundit, kemi një stuhi spekulimesh për të ardhmen e organizatës së mbrojtjes transatlantike. 

Ta them troq, evtopianët nuk kanë qenë dashamirës të duhur përballë sinjaleve të SHBA-s. Kjo lidhet me faktin se Evropa e ka ndërtuar shoqërinë e saj moderne mbi idenë se lufta mes shteteve nuk do të kthehet kurrë, dhe se paqja dhe konflikti mund të menaxhohen nga institucionet e tyre.

Në këtë projektligj ka vetëm një krye rresht, thekson Hellestveit. 

- Institucionet në fjalë kanë dëshmuar se nuk funksionojnë drejtë  qëllimit të frenimit të Rusisë. Atëherë duhet të veprohet në një mënyrë tjetër. Kështu, Evropa po përballet me një sërë problemesh pa zgjidhje të lehta, argumenton Hellestveit.

- Dhe ajo më e rëndësishmja është se; Nuk ka zgjidhje që nuk të pa  kushtueshme dhe të rrezikshme.

Aleanca e NATO-s nuk po shkon askund, argumenton Hellestveit. 

Por "funksioni jastëk" që NATO ka shërbyer për Evropën tashmë është zhdukur, argumenton ajo, prandaj 

është shumë e frikshme kjo për ne.

Megjithatë, lamtumira e gjatë e Amerikës ndaj rendit që ka përcaktuar botën perëndimore, që nga rënia e Murit të Berlinit, mund të gjurmohet shumë vite më parë, pikërisht në mandatin e fundit presidencial të George W. Bush, sepse Shtetet e Bashkuara njoftuan një reduktim të pranisë së tyre edhe në ushtarake në Lindjen e Mesme.

Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një porosi të qartë edhe për aleatët, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

-Porosia ka qenë se ata duhet të përgatiten për të mbrojtur interesat e tyre të sigurisë, pa u mbështetur shumë në Shtetet e Bashkuara dhe me shpenzimet e tyre.

Në vitin 2018, kursi që po merrnin Shtetet e Bashkuara u bë edhe më i qartë, mendon ajo, kur me dokumentin zyrtar të strategjisë e bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të fokusoheshin gjithnjë e më shumë në burimet e tyre në garën ndërkombëtare të teknologjisë dhe rivalitetit strategjik me Kinën. 

- Kjo porosi u prit me mosbesim dhe mohim nga aleatët e Amerikës në Lindjen e Mesme. "Ata u përpoqën të bënin sa më shumë që të mundnin për të mbajtur gjegjësisht për të kthyer amerikanët prapa," tha Hellestveit

-Porosia e qartë e administratës Trump, se Shtetet e Bashkuara nuk janë më "të fokusuara kryesisht" në sigurinë e Evropës, me spekulime të mëvonshme për të ardhmen e aleancës së NATO-s, është faza tjetër përfundimtare e natyrshme e një procesi të ngjashëm në Evropë, beson Hellestveit.

- Prosperiteti i Evropës ka qenë për të mos paguar për sigurinë tonë, sepse këtë e kanë bërë amerikanët. Por Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar gjithnjë e më shumë, gjatë një periudhe të gjatë kohore, se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Përmbajtja e porosisë nga Trumpi është gjerësisht e njëjtë me atë që Shtetet e Bashkuara që kanë sinjalizuar prej vitesh, megjithëse në terma disi më diplomatikë, sipas Hellestveit.

Trump është ai që formulojë këtë tabloid më të madh, por edhe demokratët kanë thënë diçka të ngjashme. Se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë pagesën  për sigurinë e një Evrope të begatë, në kurriz të interesave të veta. Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, thotë ajo - dhe vazhdon:  

- Edhe tre vjet në një luftë pushtuese imperialiste në kontinentin evropian, me humbje të mëdha në njerëz, Evropa është e pafuqishme pa mbështetjen amerikane, kjo situatë  tani është e vështirë për së tepërmi!

Ky eskalim i vështirë duhet të jetë një tronditje për Evropën,mendon  Hellestveit. 

- Është thjesht e pakuptimtë të ndjehet si befasi, pasiqë është sinjalizuar shumë më heret!

Në të kundërtën është Evropa, e cila  e ka zhytë kokën në rërë dhe ka këmbëngulur me optimizëm të pabazë se sfidat e saj të sigurisë mund të zgjidhen pa investime të mëdha vetanake mendon  Hellestveit.

- Për mendimin tim, ka pasur një shkallë të konsiderueshme mohimi në Evropë. Por në fund, njeriu duhet të merret me realitetet ashtu siç është  në të vërtetë, sepse është shumë, shumë sfiduese për Evropën, përderiss Amerika ka pritur tepër gjatë.

Pra, Evropa mund të falënderojë gjithashtu veten që nuk u ftua në negociatat e SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën, sepse SHBA e ka bërë të qartë se do të mbrojë interesat e veta, argumenton ajo. 

- Kush tjetër e meriton një vend në tryezën e bisedimeve, siç e shohin Shtetet e Bashkuara? 

Pra, janë ata që kanë çfarë të nxjerrin në treg. Evropianët e kanë këtë në një masë të kufizuar!

Prandaj, kush do të kujdeset për interesat e Evropës atje? 

Ne rrezikojmë që askush të mos e bëjë. Është një situatë jashtëzakonisht sfiduese….)

- Parasëgjithash, është Europa ajo që duhet të përballet me një Rusi perandorake, me vullnetin për të ndslua luftën ku vdesin deri në një mijë burra në ditë.

Cili vend në Evropë është i gatshëm të dërgojë njerëz në luftëra të tilla? 

Më tregoni ato, ju lutem. Kjo është situata. 

Pesha e mëtejshme i shtohet barrës eurpiane, nëse Shtetet e Bashkuara zvogëlojnë masat ekonomike kundër Rusisë dhe Evropa e vetme të "ngritë temperaturën" në një luftë ekonomike, arsyeton ajo.

- Tani Evropa duhet të zgjedhë midis shumë zgjidhjeve të ndryshme dhe të këqija.

Kjo është ajo që ndodh kur jetoni në mohim për një kohë të gjatë dhe nuk planifikoni me kohë, ose planifikoni kur të bëhet tepër vonë! Shkruan, Johannes Fjeld, përktheu; H.R

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat