Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez njoftoi sot se 29 anëtarë të forcave të sigurisë që u rrëmbyen së fundmi në rajonin jugperëndimor të vendit janë liruar.
Njëzet e tetë oficerë policie dhe një ushtar u rrëmbyen gjatë një sulmi të dhunshëm në rajonin El Plateado të enjten.
Sanchez falënderoi komunitetin lokal që veproi si ndërmjetës dhe avokoi për lirimin e të rrëmbyerve, raporton AP.
Sulmi iu atribuua mbështetësve të një grupi të armatosur të njohur si Carlos Patiño, anëtarët e të cilit janë disidentë të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të cilët nuk ranë dakord për një marrëveshje paqeje të vitit 2016 me qeverinë.
Gjyqësori do të bëjë gjënë e vet”, ka shkruar Sanchez në rrjetin social X.