Qindra mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike në Australi pasi një ciklon solli mot të egër në bregun lindor.
Stuhia shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëzoi linjat e energjisë elektrike dhe pemët, shkruan BBC.
Trupi i një 61-vjeçari u gjet nga përmbytjet të shtunën, ndërsa në një tjetër incident ndodhi me 12 ushtarë që u dërguan në spital pasi kamioneta e tyre u rrëzua gjatë rrugës për operacionet e shpëtimit.
Stuhiau zvogëlua në kohën kur arriti në tokë pranë Brisbane të shtunën mbrëma, por kryeministri Anthony Albanese të dielën paralajmëroi vendasit për motin e egër të vazhdueshëm dhe rreziqet nga përmbytjet.