Partia Liberale e Kanadasë do të shpallë pasardhësin e kryeministrit Justin Trudeau.
BBC raporton se votat për lidershipin liberal të Kanadasë janë duke u numëruar, teksa partia qeverisëse përgatitet të shpallë pasardhësin e kryeministrit, Justin Trudeau.
Ish-guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney dhe ish-zëvendës kryeministrja Chrystia Freeland janë dy kandidatët kryesorë që garojnë për postin e kryeministrit të vendit.
Fituesi i cili pritet të shpallet në orët në vijim, do t’i udhëheqë Liberalët në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që do të mbahen deri më 20 tetor.
Tarifat dhe kërcënimet e Trump për ta bërë Kanadanë “shtetin e 51-të” të SHBA-ve kanë tronditur politikën kanadeze.
Trudeau, lideri aktual i Partisë Liberale, njoftoi dorëheqjen e tij në janar. Ai u përball me një presion në rritje nga partia e tij për të dhënë dorëheqjen.
Në orët në vijim Trudeau do të mbajë një nga fjalimet e fundit të mëdha si kryeministër i vendit.