Rrëzohet avioni në Pensilvani, në bord ndodheshin 5 persona

Bota

Rrëzohet avioni në Pensilvani, në bord ndodheshin 5 persona

Më: 9 mars 2025 Në ora: 22:53
Ilustrim

Një avion i vogël me pesë persona në bord u rrëzua pasditen e së dielës në Pensilvani.

Avioni u rrëzua pranë një fshati në jug të Aeroportit Lancaster, thanë autoritetet lokale.

Pamjet tregojnë tym të zi që dilte nga rrënojat e avionit dhe disa automjete të përfshira nga flakët.

Ende nuk ka informacione për personat në bord apo për shkaqet e rrëzimit të avionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat