Pheniani: Stërvitjet e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, një akt i rrezikshëm provokues

Bota

Pheniani: Stërvitjet e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, një akt i rrezikshëm provokues

Më: 9 mars 2025 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Koreja e Veriut i konsideron stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut një akt të rrezikshëm provokues.

“Ky është një akt i rrezikshëm provokues i drejtimit të situatës akute në gadishullin Korean, i cili mund të shkaktojë një konflikt fizik mes dy palëve me anë të një goditjeje të vetme aksidentale, deri në pikën ekstreme”, tha ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, duke shtuar se stërvitjet mund të dëmtojnë sigurinë e SHBA.

Stërvitjet vjetore ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së të quajtura ‘Mburoja e Lirisë’ do të fillojnë të hënën dhe do të zgjasin deri më 20 mars.

Ata synojnë të forcojnë gatishmërinë e aleancës për kërcënime të tilla si Koreja e Veriut, tha më herët ushtria e Koresë së Jugut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat