Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.
Mbretëria e këtij vendi është nikoqire e takimit dhe bisedimeve që do të zhvillohen nesër mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainë, pavarësisht asaj se Zelensky nuk do të jetë pjesë e tyre.
Në vend të kësaj, ai po qëndron në Arabinë Saudite që të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Ndryshe një takim mes presidentit ukrainas dhe homologut amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte përplasur dyshen, ku presidenti amerikan akuzoi Zelensky se nuk është falënderues për atë çfarë kanë bërë SHBA-të për Ukrainën.
Madje në atë takim ishte paraparë që të arrihet dhe nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla, që do t’i jepeshin SHBA-së në këmbim të vazhdimit të ndihmës kundër agresionit rus.