Aksident në biccikletë për Fernando Alonso-n.
Sipas Gazzetta dello Sport, piloti spanjoll i Alpine Renault duket se është përplasur nga një makinë teksa po stërvitej me biccikletë në rrugët e Zvicrës afër Luganos.
Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1 me Renault në 2005 dhe 2006, është shtruar në spital dhe dyshohet të ketë pësuar disa fraktura.
Spanjolli rrezikon të mungojë në fillimin e sezonit 2021.