Ka përfunduar sot edicioni nr.78 i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një event me 5 etapa organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, që nisi në kryeqytet dhe u mbyll në Fier.
Fitues i këtij eventi u shpall çiklisti Dushan Veselinoviq, që në përfundim të 5 etapave dhe kohën e përgjithshme 17 orë, 57 minuta e 1 sekondë.
Zhgënjyen çiklistët shqiptarë, teksa asnjëri prej tyre nuk arriti të ngjitej në podium në klasifikimin e përgjithshëm. Etapa e sotme Përmet-Fier, e fundit e këtij turneu, u fitua nga Adam Aleckovic, që la pas Olsian Veliaj dhe Kristel Sota. Në këtë event morën pjesë 10 skuadra nga vendi e rajoni si dhe 85 çiklistë në total.
Turi i 78-të Çiklistik
Etapa 1, Gregor Matija Cerne
Etapa 2, Marko Stankoviq
Etapa 3, Olsian Veliaj
Etapa 4, Rejhan Aliçkoviq
Etapa 5, Adam Aleckoviq