Gjithçka gati për garën më të madhe të çiklizmit, që pritet me padurim jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.
Edicioni i 108 i “Tour de France” fillon në Brest të shtunën (nesër) dhe përfundon në Paris me 18 korrik.
Çiklistët para sfidave të mëdha, do të garojnë në përgjithësi në 3,414 km rreth Francës.
Nesër starton gara më e madhe, etapa e parë Brest - Landerneau, me gjatësi të shtegut 197.8 kilometra.
Tadej Pogacar, është kampion i “Tour de France” në edicionin e kaluar.