Çiklisti britanik, Mark Cavendish, është në formën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitoren e dytë në edicionin e 108-të të ‘Tour de France 2021’.
Pas triumfit në etapën e katërt, sot doli i pari në etapën e gjashtë në sprint në relacionin Tours – Chateauroux, me gjatësi të shtegit 160.6 kilometra.
Për 36-vjeçarin britanik, kjo është fitorja e tij e 32-të në garën e ‘Tour de France’, vetëm edhe dy fitore e ndajnë për të shkuar deri te rekordi i legjendës belge Eddy Merckx.
Mathieu Van Der Poel
Vendi i dytë shkoi për belgun Jasper Philipsen (Alpecin-Fenix) dhe i treti për francezin Nacer Bouhanni (Arkea-Samsic). Peter Sagan përsëri zhgënjeu, pasi përfundoi vetëm në vendin e pestë. Sllovaku nuk është në formën e duhur.
“Unë nuk jam duke menduar për rekordin”, tha Cavendish.
Çiklisti Mathieu Van Der Poel, e mban fanellën e verdhë, duke e lënë pas sllovenin Tadej Pogaçar.
Gara e radhës mbahet nesër në relacionin Vierzon-Le Creusot me gjatësi të shtegut 249.1 kilometra.
Etapa e 6-të
1. Mark Cavendish (Deceuninck - Quick – Step) 03h 17' 36''
2. Jasper Philipsen (Alpecin – Fenix) 03h 17' 36''
3. Nacer Bouhanni (Team Arkea – Samsic) 03h 17' 36''
4. Arnaud Demare (Groupama – FDJ) 03h 17' 36''
5. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe) 03h 17' 36''
6. Cees Bol (Team DSM) 03h 17' 36''
7. Tim Merlier (Alpecin – Fenix) 03h 17' 36''
8. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) 03h 17' 36''
9. Michael Matthews (Team Bikeexchange) 03h 17' 36'
10. Mads Pedersen (Trek – Segafredo) 03h 17' 36''
Renditja e përgjithshme
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix) 20h 09' 17''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 08''
3. Wout Van aert (Jumbo – Visma) + 00h 00' 30''
4. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 00' 48''
5. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 01' 21''
6. Pierre Latour (Totalenergies) + 00h 01' 28''
7. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 01' 29''
8. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 01' 43''
9. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 44''
10. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) + 00h 01' 48