Çiklisti slloven, Matej Mohoriç, ka shënuar fitore të madhe në etapën më të gjatë përkatësisht të shtatë të garës prestigjioze ‘Tour de France’, që u mbajt në Le Creusot, me gjatësi të shtegut 249.1 kilometra.
“Unë e kam fituar ‘Vuelta de Giro’, por kjo është diçka e veçantë, pasi është gara më e madhe në botë. Unë jam shumë i mirë në etapa të gjata", tha mes të tjera Mohoriç.
Mathieu Van Der Poel kryeson renditjen e përgjithshme me 30 sekonda para vendi të dytë. Mathieu Van Der Poel e mban edhe më tej fanellën e verdhë.
Gara e radhës mbahet nesër në relacionin Oyonnax - Le Grand-Bornand, me gjatësi të shtegut 150.8 kilometra.
Etapa e 7-të
1. Matej Mohoric (Bahrain Victorious) 05h 28' 20''
2. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo) + 00h 01' 20''
3. Magnus Cort Nielsen (Ef Education – Nipp) + 00h 01' 40''
4. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix) + 00h 01' 40''
5. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 01' 40''
6. Franck Bonnamour (B&B Hotels P/B KTM) + 00h 01' 40''
7. Patrick Konrad (Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 40''
8. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) + 00h 01' 40''
9. Brent Van Moer (Lotto Soudal) + 00h 01' 44''
10. Dorian Godon (AG2R Citroen Team) + 00h 02' 45''
Renditja e përgjithshme
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix) 25h 39' 17''
2. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) + 00h 00' 30''
3. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 01' 49''
4. Matej Mohoric (Bahrain Victorious) + 00h 03' 01''
5. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates) + 00h 03' 43''
6. Vincenzo Nibali (Trek – Segafredo) + 00h 04' 12''
7. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 04' 23''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 04' 56''
9 . Pierre Latour (Totalenergies) + 00h 05' 03''
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 05' 04'