Etapa e parë malore e ‘Tour de France 2021’, i takoi Dylan Teuns.
Çiklisti belg, Teuns, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03. 54' 41'' orë në relacionin Oyonnax-Le Grand Bornand, me gjatësi të shtegut 150,8 kilometra.
Ion Izagirre renditet i dyti, me 44 sekonda pas Teuns.
Pogaçar
Michael Woods është në pozitën e tretë me 47 sekonda me pak dhe Pogaçar në të katërtin me 49 sekonda pas fituesi të garës. Pogaçari i mjaftoi kjo pozitë, duke e rrëmbyer edhe fanellën e verdhë.
Dylan Teuns është i lumtur për fitoren në etapën e tetë të edicionit të 108-të të kësaj gare prestigjioze. Një garë që u përshkrua me rivalitet por edhe me shi të madh.
Disa çiklistët patën edhe probleme me lëndime dhe nuk e përfunduan garën.
Pogaçar tani kryeson renditjen e përgjithshme, duke lënë pas me një minutë dhe 48 sekonda Wout van Aert të Belgjikës.
Etapa e nëntë mbahet nesër në relacionin Cluses - Tignes, me gjatësi të shtegut 144.9 kilometra.
Etapa e 8-të
1. Dylan Teuns (Bahrain Victorious) 03h 54' 41''
2. Ion Izaguirre Insausti (Astana - Premier Tech) +00h 00' 44''
3. Michael Woods (Israel Start-Up Nation) + 00h 00' 47''
4. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 49''
5. Wouter Poels (Bahrain Victorious) + 00h 02' 33''
6. Simon Yates (Team Bikeexchange) + 00h 02' 43''
7. Aurélien Paret Peintre (AG2R Citroen Team) + 00h 03' 03''
8. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 03' 03''
9. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 04' 07''
10. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 04' 09''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 29h 38' 25''
2. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) + 00h 01' 48''
3. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 04' 38''
4. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 04' 46''
5. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 00''
6. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 01''
7. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 05' 13''
8. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 05' 15''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 05' 52''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious) + 00h 06' 41'