Çiklisti australian, Ben O’Connor, 25 vjeç, shënon fitoren e tij të parë në garën prestigjioze “Tour de France”.
Një fitore domethënëse në etapën e nëntë dhe nëpër një mot me shi e të ftohtë!
Ai zuri vendin e parë kohë të kaluar për 04. 26' 43'' orë, në relacionin Cluses-Tignes, me gjatësi të shtegut 144,9 kilometra.
Tadej Pogaçar
Australiani la pas Mattia Cattaneo (Deceuninck – Quick-Step) dhe Sonny Colbrelli (Bahrain Victorious) duke zënë vendin e dytë përkatësisht të tretë.
Australiani me këtë fitore në edicionin e 108-të, ngritët në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme, ka dy minuta e një sekondë më pak se lideri Tadej Pogaçar nga Sllovenia. Pogaçar është në formë dhe e mban fanellën e verdhë.
Etapa e dhjetë do të zhvillohet të martën në relacionin Albertville-Valence, me gjatësi të shtegut 190.7 kilometra, ndërsa dita e nesërme është pushim.
Etapa e 9-të
1. Ben O'connor (AG2R Citroen Team) 04h 26' 43''
2. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step) + 00h 05' 07''
3. Sonny Colbrelli (Bahrain Victorious) + 00h 05' 34''
4. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 05' 36''
5. Franck Bonnamour (B&B HOTELS P/B KTM) + 00h 06' 02'
6. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 06' 02''
7. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 06' 34''
8. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 06' 34''
9. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 06' 34''
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 06' 34''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 34h 11' 10''
2. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team) + 00h 02' 01''
3. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 05' 18''
4. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 32''
5. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 33''
6. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 05' 47''
7. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 05' 58''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 06' 12''
9. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 07' 02''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 07' 22'