Çiklisti Peter Sagan (31 vjeç) tërhiqet nga ‘Tour de France 2021’.
Nga etapa e tretë, sllovaku i famshëm po vuan nga një dëmtim në gju.
Tre herë kampioni i botës, tregon arsyet e tërheqjes.
“Gjendja e dëmtimit është përkeqësuar.
Dy ditë më parë në sprint u godita përsëri më fort dhe u krijua një ënjtje në këmbë. Nuk mund ta përkul fare këmbën”, - ka thënë mes të tjera Sagan.