Çiklisti britanik, Mark Cavendish, ka shënuar fitoren e 4-të në edicionin e 108-të të “Tour de France 2021”.
Cavendish senzacional, regjistron fitoren e 34-të në karrierën e tij në “Tour de France” dhe barazon rekordin me legjendën belge Eddy Merckx.
Mark Cavendish fiton etapën e 13-të me kohë të kaluar për 05. 04' 29'' orë, që u mbajt në relacionin Nimes-Carcassonne, me gjatësi të shtegut 219,9 kilometra.
Tadej Pogaçar
36-vjeçari Cavendish është në formën më të mirë, i cili me këtë fitore barazohet me legjendën belge dhe tani ka rastin edhe ta tejkalojë.
Slloveni Tadej Pogaçar e mban fanellën e verdhë.
Ai kryeson renditjen me epërsi prej 5 minuta e 18 sekonda ndaj vendit të dytë, Rigoberto Uran.
Etapa e 14-të mbahet nesër në Carcassonne - Quillan, me gjatësi të shtegut 183.7 kilometra.
Etapa e 13-të
1. Mark Cavendish (Deceuninck - Quick – Step) 05h 04' 29''
2. Michael Morkov (Deceuninck - Quick – Step) 05h 04' 29'-
3. Jasper Philipsen (Alpecin – Fenix) 05h 04' 29''
4. Ivan Garcia Cortina (Movistar Team) 05h 04' 29''
5. Danny Van Poppel (Intermarche - Wanty) 05h 04' 29''
6. Alex Aranburu Deba (Astana - Premier Tech) 05h 04' 29''
7. Christophe Laporte (Cofidis) 05h 04' 29''
8. Andre Greipel (Israel Start-Up Nation) 05h 04' 29''
9. Magnus Cort Nielsen (EF Education – Nippo) 05h 04' 29''
10. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo) 05h 04' 29''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 52h 27' 12''
2. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 05' 18''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 32''
4. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 33''
5. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team) + 00h 05' 58''
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 16''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 06' 30''
8. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 07' 11''
9. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 09' 29''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious) + 00h 10' 28