Kampioni austriak, Patrick Konrad, fitoi etapën e 16-të të edicionit të 108-të të “Tour de France 2021” në çiklizëm.
Konrad tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar fitore shumë të ëmbël nëpër një kohë me shi e të ftohtë, në garën që u mbajt në relacionin Pas de la Case-Saint Gaudens, me gjatësi të shtegut 169 kilometra.
Patrick Konrad zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04. 01' 59' orë, duke lënë pas për 42 sekonda Sonny Colbrelli.
Slloveni Tadej Pogaçar ruan pozitën e liderit, duke e mbajtur fanellën e verdhë.
Etapa e 17-të do të zhvillohet nesër në Muret - Saint-Lary-Soulan Col Du Portet, me gjatësi të shtegut 178.4 kilometra.
Etapa e 16-të
1. Patrick Konrad (Bora – Hansgrohe) 04h 01' 59'
2. Sonny Colbrelli (Bahrain Victorious) + 00h 00' 42'
3. Michael Matthews (Team Bikeexchange) + 00h 00' 42'
4. Pierre Luc Perichon (Cofidis) + 00h 00' 42'
5. Franck Bonnamour (B&B Hotels P/B KTM) + 00h 00' 42'
6. Alex Aranburu Deba (Astana - Premier Tech) + 00h 00' 42'
7. Toms Skujins (Trek – Segafredo) + 00h 00' 45''
8. Jan Bakelants (Intermarche - Wanty - Gobert Materiaux) + 00h 00' 45'
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 00' 47'
10. Lorenzo Rota (Intermarche – Wanty) + 00h 01' 03'
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 66h 23' 06''
2. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 05' 18''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 32''
4. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 33''
5. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team) + 00h 05' 58''
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 16''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 07' 01''
8. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 07' 11''
9. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 08' 02''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious) + 00h 10' 59'