Edicioni i 108-të i çiklizmit ‘Tour de France 2021’ përfundon me një paradë tradicionale të kampionëve në Paris.
Slloveni 22-vjeçar Tadej Pogaçar u bë kampion për herë të dytë rresht dhe më i riu i ‘Tour de France 2021’, në historinë e kësaj gare më të madhe të çiklizmit në botë.
Tadej Pogaçar përfundoi i pari në renditjen e përgjithshme, me epërsi prej 5 minuta e 20 sekonda ndaj vendit të dytë, Jonas Vingegaard.
Pamje nga gara
Richard Carapaz renditet në pozitën e tretë ne kohë më të dobët për 7 minuta e 2 sekonda larg fituesit të edicionit të 108-të garës më prestigjioze.
Kampioni belg, Wout van Aert, triumfon në garën e fundit përkatësisht në etapën e 21-të, që u mbajt në relacionin Chatou-Paris Champs-Élysées, me gjatësi të shtegut 108.4 kilometra.
Pamje nga gara, ku triumfon belgu
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 82. 56' 36 orë
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 20'
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 07' 03'
4. Ben O'connor (AG2R Citroen Team) + 00h 10' 02'
5. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 10' 13'
6. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 11' 43'
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 12' 23'
8. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 15' 33'
9. Peio Bilbao (Bahrain Victorious) + 00h 16' 04'
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 18' 34'