Primozh Rogliç kompletoi një muaj të shkëlqyer për çiklizmin slloven, duke fituar medaljen e artë në etapën individuale me kronometër.
Ai i shtoi një medalje të artë në këtë mënyrë asaj të bronztë të fituar nga kampioni i “Tour De France”, Tadel Pogecar, në garën e rrugës.
Rivali më i afërt i Rogliç shte specialisti holandez, Tom Dumoulin, që përfundoi një minutë pas tij, për të fituar medaljen e dytë të argjendtë në këtë Olimpiadë. Rohan Dennis i Australisë mori medaljen e bronztë.
Një sukses i madh për çiklistin slloven.