Annemiek van Vleuten bëri një fitore të madhe në garën e kronometrit individual për femra në Tokio.
Një sukses që mund të konsiderohet edhe si revanshi për dështimin që pësoi për disa detaje në garën e rrugës fundjavën e kaluar.
Çiklistja holandeze udhëhoqi me më shumë se 6 sekonda në kontrollin e parë.
Pastaj e zgjeroi avantazhin në 28 sekonda, para se të mbyllte gjithë garën në 30 minuta, 13 sekonda e 49 të qindtat në pistën e Fuji International Speedway.