Tifozja franceze, që në korrik të këtij viti shkaktoi një rrëzim masiv në Tour de France, rrezikon 4 muaj burg.
Është ky dënimi që ka kërkuar prokuroria e Brest pas përfundimit të hetimeve, ndërkohë që vendimi do të merret nga gjykata.
Prokoruria nënvijëzoi se tifozja 31-vjeçare ishte e vetëdijshme për rrezikshmërinë e veprimit të saj, kur doli para çiklistëve, anash rrugës, me një tabelë.
Pritet që kjo masë të ndryshojë në gjobë për tifozen, që përshëndeste gjyshërit e saj me një pankartë.