Është dënuar tifozja që shkaktoi kaos të paparë në garën prestigjioze “Tour De France” të këtij viti.
Gruaja e cila shkaktoi aksident në garën e famshme ku mbetën të lënduar rëndë disa çiklistë, është gjobitur me 1200 euro, raportojnë mediat botërore.
Kujtojmë, një zonjë 31-vjeçare mori një karton me mbishkrim dhe e drejtoi drejt kamerës, duke rrëzuar kështu çiklistin gjerman Tony Martin.
Me rënien e Martinit filluan të binin edhe çiklistë të tjerë të grup, ku rreth 50 prej tyre përfunduan në tokë, pati edhe të lënduar, ndërsa video e rënies u bë shumë e njohur në rrjetet sociale brenda pak kohësh.