Çiklisti Tadej Pogaçar dhe garuesja e ngjitjes sportive Janja Garnbret u shpallën sportistët më të mirë të vitit në Slloveni, në një sondazh tradicional të gazetarëve sportivë.
Kjo është hera e parë që Pogaçar shpallet sportisti më i mirë, pasi fitoi për herë të dytë radhazi garën “Tour de France” këtë vit, ndërsa fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Tokio, transmeton “Hina”.
Garnbret, e cila vlerësohet garuesja më e mirë në botë, mori më shumë vota për herë të tretë, pas 2018 dhe 2019.
Këtë vit ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe kështu u bë kampionja e parë olimpike në historinë të këtij sporti.