Momente paniku për çiklistin kolumbian Egan Bernal, fitues i Xhiros së Italisë vitin e kaluar dhe Turit të Francës në vitin 2019.
Ai është përplasur me një autobus gjatë kohës që ishte duke u stërvitur me skuadrën e tij në vendlindje (qyteti i Gachancipa). Përplasja ka qenë e fortë, çka ka detyruar çiklistin e skuadrës Ineos të operohet me urgjencë.
Sipas mediave vendase, Bernat ka pësuar mjaft fraktura në trup dhe kokë, madje edhe në kolonën vertebrale, çka e bëri të detyrueshme ndërhyrjen kirurgjikale.
Operacioni i kryer në Bogota ka qenë i suksesshëm, por 25-vjeçari do të qëndrojë 72 orë në terapi intensive, nën mbikqyrjen e mjekëve. Bernat ka qenë gjithnjë koshient pas aksidentit, por sezoni i tij tashmë është në dilemë.