Federata Shqiptare e Çiklizmit ka organizuar në Tiranë eventin e parë të këtij viti. Në kryeqytet u organizua trofeu “Tirana”, me pjesëmarrjen e 58 çiklistëve, të cilët garuan në 4 kategori të ndryshme: Kategoria Elitë dhe U-23 (distanca 90km); kategoria Junior (distanca 74km); kategoria kadetë (distanca 42km).
Garat e këtij eventi u përshkuan në autostradën Tiranë-Elbasan-Petrelë dhe paraqitja e çiklistëve ka qenë në përgjithësi e mirë. Edhe rivaliteti ka qenë i madh, sidomos te moshat, por edhe te të rriturit është vërejtur një rivalitet i fortë. Interesant fakti se në të katërta kategoritë kanë fituar çiklistë të skuadrave të ndryshme.
Kategoria-Elitë
1-Kristel Sota (Apolonia), 2h47’38”
2-Olsian Velia (Tirana), +1’11”
3-Andi Tafili (Teuta), +3’24”
Kategoria U-23
1-Nuri Mullalli (Skënderbeu), 2h51’48”
2-Ilir Çota (Studenti), +14”
3-Loandi Kacidhja (Skënderbeu), +1’30”
Kategoria-Junior
1-Henri Hysa (Teuta), 2h21’39”
2-Gridi Milkurti (Studenti), +1’05”
3-Servet Kastrati (Vllaznia), +2’11”
Kategoria-Kadetë
1-Erdi Pilku (Tirana), 1h18’14”
2-Emil Priftaj (Tirana), +1”
3-Ankel Limaja (Tirana), +2’31