Më 6 maj, do të nisë edicioni 105-të i Xhiros së Italisë, një nga tri eventet më të mëdha të sportit të çiklizimit në botë.
Ky edicion do të nisë nga Hungaria, ku do të zhvillohen tri etapat e para dhe më pas garat do të spostohen në Itali. Gjithsej, gjatë 21 etapave, çiklistët do të pëshkojnë 3.445 kilometra.
Etapa e dytë dhe ajo e fundit do të jenë kronometër individual, ndërkohë që gjatë tri javëve të garimit, çiklistët do të kenë edhe tri ditë pushim. Etapa e fundit do të përfundojë në Veronë.
Kujtojmë se në këtë turne marrin pjesë 11 skuadra, ndërsa favorit për të triumfuar janë emrat e njohur si Mark Kavendish, Arno Demare, Riçard Karapaz, Simon Jets, Mikel Landa, Tom Dumolin, etj.