Klubi i Çiklizmit Dardana nga Dardana në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, organizoj garën çiklistike Kupa e Anamoravës,' të paraparë me kalendarin e garave për edicionin garues 2022.
Pjesëmarrës në garë ishin 50 garues të gjitha kategorive përfshirë edhe kategorinë e Femrave dhe qytetarët që pasion e kanë sportin e çiklizmit.
Gara u nisë nga Sheshi Metush Krasniqi ku ishim dëshmitarë e një organizimi të mrekullueshëm nga ana e stafit të klubit të Çiklizmit Dardana nga Kamenica. Gjithashtu vlen të përmendet puna profesionale e policisë së Kosovës në sigurimin e shtegut.
Me këtë rast Federata e Çiklizmit falënderon kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe Drejtoreshën e departamentit Komunal për Sport, Kulturë dhe Rini Znj. Rinë Matoshi Huruglica për prezencën e tyre dhe mbështetjen e dhënë klubit Dardana gjatë zhvillimit të garës.
Pasi që shtegu i garës ishte kryesisht nga shtegu malorë, ndodhi shkëputja me njiher pas kilometrit te 30-të nga çiklisti Samir Hasani nga Trepça / Mitrovicë, i përcjellur nga çiklistët Blerton Nuha, Veton Krasniqi nga KÇ Kastrioti’’ dhe Çiklisti Gjakovar Alban Delija.
Befasi e këndshme ishte edhe çiklisti kadet Omer Azemi nga klubi AS Prishtina i cili tregoj një formë të mirë pasi që ishte vazhdimisht në grupin e shkëputur. Kjo renditje vazhdojë deri në fund të garës pa ndryshime të mëdha në kohë.
Gjithashtu edhe kategoria e femrave, kadetëve dhe Master kishin mundësin të provojnë forcat e tyre ku në fund u arritën këto rezulltate:
Kadet:
1. Omer Azemi - KÇ ,, AS Prishtina’’ Koha 1.05.00
2. Zukë Sejdiu - KÇ ,,AS Prishtina’’ Koha 1.09.12
3. Altin Basha - KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.13.14
Femrat:
1. Dafina Zylfiu - KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.14.15
2. Sibora Kadriu - KÇ ,,Prishtina’’ Koha 1.20.13
3. Nazlije Musliu - KÇ ,, Vjosa ‘’ Shtime Koha 1.25.28
Master:
1. Bashkim Billali - KÇ ,,Prishtina’’ Koha 1.14.05
2. Besim Kryeziu - KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.18.22
3. Musa Morina - KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.20.30
U23:
1. Blerton Nuha KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 2.50.10
2. Albert Tahiri KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 3.26.00
3. Liridon Kosumi KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 3.26.05
Elitë:
1. Samir Hasani KÇ ,,Trepça - Mitrivicë Koha - 2.42.40
2. Veton Krasniqi KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 2.48.40
3. Alban Delija KÇ ,, Gjakova 137’’ Koha 3.00.27