Fituesi i Turit të Francës humb garën!
Kampioni në fuqi i Turit të Francës, çiklisti slloven Tadej Pogaçar, është bërë protagonisti i një episodi shumë të çuditshëm teksa ka humbur një garë vetëm falë lojës “guri, letra dhe gërshëra”.
Pogaçar dhe shoku i tij i skuadrës, Rafal Majka, ishin shkëputur shumë nga të tjerët në etapën e katërt të Turit të Sllovenisë dhe në mënyrë shumë miqësore, vendosën që pak metra pranë finishit të zgjidhnin duelin mes tyre jo me një sprint, por me lojën e njohur të fëmijëve.
Majka triumfoi në këtë lojë, Pogaçar e përgëzoi dhe të dy kaluar finishin përkrah njëri-tjetrit pas këtij fundi të çuditshëm të garës.