Tre vjet pas fitores së tij të fundit në “Tour de France”, Dylan Groenewegen sot ka treguar formë të lartë dhe triumfoi në etapën e tretë të edicionit të 109-të.
Gara u zhvillua në relacionin Vejle - Sonderborg, me gjatësi të shtegut 182 kilometra.
Ai e ka mposhtur Wout van Aert, Jasper Philipsen dhe Peter Sagan në një garë dramatike.
Wout Van Aert e mban fanellën e verdhë
Pas një beteje të ashpër të garës në sprint, në vijën e finishit u ballafaquan katërshja Peter Sagan, Wout van Aert, Dylan Groenewegen dhe Jasper Philipsen, por Groenewegen doli i pari.
“Ishte një rrugë e gjatë”, - tha Groenewegen. “Dua të falënderoj ekipin tim, familjen dhe miqtë e mi. Është e bukur. Kjo fitore është për gruan dhe djalin tim”, tha më tej.
Wout Van Aert e mban fanellën e verdhë, i cili sot përfundoi në pozitën e dytë.
Nesër është ditë pushimi, etapa e katërt zhvillohet të martën në relacionin Dunkerque – Calais. me gjatësi të shtegut 171,5 kilometra.
Etapa e tretë
1. Dylan Groenewegen (Team BikeExchange-Jayco) 04:11:33
2. Wout van Aert (Jumbo-Visma) + 00
3. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) + 00
4. Peter Sagan (TotalEnergies) + 00
5. Fabio Jakobsen (Quick-Step Alpha Vinyl Team) + 00
6. Christophe Laporte )Jumbo-Visma) + 00
7. Alberto Dainese (Team DSM) + 00
8. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic) + 00
9. Caleb Ewan (Lotto Soudal) + 00
10. Danny van Poppel (BORA-hansgrohe) + 00
Renditja e përgjithshme
1.Wout Van Aert (Jumbo – Visma) 09h 01' 17''
2. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team) + 00h 00' 07''
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 14''
4. Mads Pedersen (Trek – Segafredo) + 00h 00' 18''
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Deceuninck) + 00h 00' 20''
6. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 22''
7. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) + 00h 00' 23''
8. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 30''
9. Stefan Küng (Groupama – FDJ) + 00h 00' 30''
10. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 31'