Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, fitoi etapën e 6-të në edicionin e 109-të të “Tour de France” dhe kryeson klasifikimin e përgjithshëm.
Një garë interesante në relacionin Binche - Longwy me gjatësi të shtegut 220 kilometra.
Pogaçar ngadhënjeu me kohë të kaluar për 04:27:13 orë.
Tadej Pogaçar merr fanellën e verdhë.
“Ai me një përshpejtim të jashtëzakonshëm në sprint në garën përpjetë, fitoi etapën e 6-të në Longwy dhe konfirmoi sërish pse është më i miri në botë”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Vendin e dytë në garën më të gjatë të garës së këtij viti (220 km) e zuri Michael Matthews dhe i treti është David Gaudu.
"Ditë e vështirë, e çmendur në dy orët e para të garës (mesatarisht 51 km/h) ... U ndjeva mirë, skuadra më solli në një pozicion të mrekullueshëm, kam pasur këmbë më të forta”, tha Pogaçar.
Etapa e shtatë do të mbahet nesër në relacionin La Super Planche Des Belles Filles, me gjatësi të shtegut 176.5 kilometra.
Etapa e 6-të
1. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates) 04:27:13
2. Michael Matthews (Team BikeExchange-Jayco) + 00
3. David Gaudu (Groupama-FDJ) + 00
4. Tom Pidcock (INEOS Grenadiers) + 00
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic ) + 00
6. Dylan Teuns (Bahrain Victorious) + 00
7. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) + 00
8. Danei MARTINEZ (Ineos Grenadiers) +00
9. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) +00
10. Roman Bardet (Team Dsm) +00
Renditja e përgjithshme
1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 20h 44' 44''
2. Neilson Powless (EF Education – Easypost) + 00h 00' 04''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 31''
4. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 39''
5. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 40''
6. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 46''
7. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe) + 00h 00' 52''
8. Daniel Martinez (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 00''
9. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 01' 01''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 01' 02