Çiklisti slloven, Tadej Pogacar, shënoi fitoren e dytë radhazi në edicionin e 109-të në “Tour de France.
Ai shënoi fitore ne etapën e 7-të që u mbajt në relacionin La Super Planche Des Belles Filles, me gjatësi të shtegut 176.5 kilometra.
Pogaçar zuri vendin e parë me kohë të kaluar 03:58:40 orë.
Tadej Pogaçar
Primoz Rogliç është renditur në vendin e tretë.
“Kampioni slloven e mposhti çiklistin Jonas Vingegaard (Jumbo Visma), por pa harruar edhe një tjetër asist të sllovenit Primozh Rogliç (Jumbo Visma)”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
"Ishte vërtet e vështirë, veçanërisht në fund kur Jonas sulmoi dhe ishte shumë i fortë. Thashë me vete, djemtë kanë punuar gjithë ditën dhe unë duhet të shtyj deri në vijën e finishit. Jam shumë krenarë për këtë fitore.
Një ditë e veçantë. E doja shumë këtë fitore. E kisha në mendje për një kohë të gjatë”, tha mes të tjera Pogaçar, i cili e mban fanellën e verdhë.
Etapa e 8-të mbahet në relacionin Dole - Lausanne me gjatësi të shtegut 186.5 kilometra.
Etapa e 7-të
1. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates) 03:58:40
2. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) + 00
3. Primoz Rogliç (Jumbo-Visma) + 12
4. Lennard Kämna (BORA-hansgrohe) + 14
5. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers) + 14
6. David Gaudu (Groupama-FDJ) + 19
7. Enric Mas (Movistar Team) + 21
8. Romain Bardet (Team DSM) + 21
9. Adam Yates (INEOS Grenadiers) + 29
10. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 41
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 24h 43' 14''
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 35''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 10''
4. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 18''
5. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 01' 31''
6. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 01' 32''
7. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 35''
8. Neilson Poëless (EF Education – Easypost) + 00h 01' 37''
9. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 01' 43''
10. Daniel Martinez (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 55'