Kampioni olimpik i biçikletave malore, Tom Pidcock, mori fitoren e tij të parë në edicionin e 109-të të “Tour de France”.
Ai në moshën 22-vjeçare, u bë britaniku i dytë që fitoi në L'Alpe d'Huez, katër vjet pas Geraint Thomas.
Etapa e 12-të u mbajt në relacionin Briançon - Alpe D'huez, me gjatësi të shtegut 165.1 kilometra.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/14/auto_31657818850.jpg)
Pamje nga gara, foto Reuters
Ai arriti i vetëm në krye para Louis Meintjes të Afrikës së Jugut, ndërsa Chris Froome përmbylli podiumin në kthimin e tij të madh.
Pidcock bëhet fituesi më i ri në L'Alpe d'Huez para Lucho Herrera të Kolumbisë, i cili ishte 23 vjeç kur shënoi fitoren e parë në garën e “Tour de France”.
Britaniku përshpejtoi dhjetë kilometra të mirë para vijës së finishit, duke arritur i pari me kohë të kaluar për 04:55:24 orë..
Ai u pasua fillimisht nga afrikano-jugori Louis Meintjes (Intermarche Wanty Gobert) dhe fituesi katër herë i Tour de France, bashkatdhetari Chris Froome (Israel Premier Tech), i cili shpejt humbi kontaktet.
Në fund, Meintjes mbeti 48 sekonda dhe Froome 2:06.
Amerikani Neilson Powless (EF Education Easypost) kaloi vijën e finishit para Pogaçarit të pestë.
“Nuk është keq, apo jo? Edhe nëse nuk bëj asgjë më shumë në këtë garë, edhe nëse dal nga grupi kryesor çdo ditë, nuk më intereson fare”, tha mes të tjera me entuziazëm Pidcock.
Etapa e 13-të mbahet nesër në relacionin Le Bourg D'oisans>Saint-Étienne, me gjaësi të shtegut 192.6 kilometra.
Etapa e 12-të
1.Tom Pidcock (INEOS Grenadiers) 04:55:24
2. Louis Meintjes (Intermarché-Wanty-Gobert) + 48
3 Chris Froome (Israel-Premier Tech) + 02:06
4. Neilson Powless (EF Education-EasyPost) + 02:29
5. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 03:23
6. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) + 03:23
7. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers) + 03:23
8. Enric Mas (Movistar Team +03:26
9. Sepp Kuss (Jumbo-Visma +03:26
10. Giulio Ciccone (Trek – Segafredo) +03:32
Renditja e përgjithshme
1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 46:28:46
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 2:22
3. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers) 2:26
4. Romain Bardet (Team DSM) 2:35
5. Adam Yates (INEOS Grenadiers) 3:44
6. Nairo Quintana (Team Arkéa Samsic) 3:58
7. David Gaudu (Groupama – FDJ) 4:07
8. Thomas Pidcock (INEOS Grenadiers) 7:39
9. Enric Mas (Movistar Team) 9:32
10. Aleksandr Vlasov (BORA – hansgrohe) 10:06
Renditja e skuadrave
1. INEOS Grenadiers 39:30:39
2. Jumbo-Visma 15:46
3. Groupama - FDJ 44:35