Hugo Houle u bë kalorësi i parë nga Quebec dhe i dyti nga Kanadaja, pas Steve Bauer në vitin 1988) që fitoi një etapë të edicionit të 109-të të “Tour de France”.
Ky është deri tani suksesi më i madh për Houle. Dy herë kampioni kanadez arriti rezultatin e tij më të mirë në “Tour de France”.
Kanadezi i rezistoi të gjitha përpjekjeve që solli Mur de Peguere, në disa vende pjerrësia e kaloi 18 për qind, ai arriti majën me një avantazh të mirë prej gjysmë minute dhe më pas zbriti relativisht qetësisht dhe pa probleme të mëdha deri në vijën e finishit në Foix.
Houle zuri vendin e parë me kohë të kaluar 04:23:47 orë, në relacionin Carcassonne – Foix, me gjatsi të shtegut 178.5 kilometra.
Çiklisti Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) mban fanellën e verdhë, duke udhëhequr në renditjen e përgjithshme.
Gara e radhës mbahet nesër në relacionin Saint-Gaudens –Peyragudes, me gjatësi të shtegut 129.5 kilometra.
Etapa e 16-të
1. Hugo Houle (Israel-Premier Tech) 04:23:47 orë
2. Valentin Madouas (Groupama-FDJ) + 01:10
3. Michael Woods (Israel-Premier Tech) + 01:10
4. Matteo Jorgenson (Movistar Team) + 01:12
5. Michael Storer (Groupama-FDJ) + 01:25
6. Aleksandr Vlasov (BORA-hansgrohe) + 01:40
7. Dylan Teuns (Bahrain Victorious) + 01:40
8. Simon Geschke (Cofidis) + 02:11
9. Mathieu Burgaudeau (TotalEnergies) + 05:04
10. Damiano Caruso (Bahrain Victorious) + 05:04
Renditja e përgjithshme
1. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) 64h 28' 09''
2. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates) + 00h 02' 22''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 02' 43''
4. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 04' 15''
5. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 04' 24''
6. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 28''
7. Louis Meintjes (Intermarche - Wanty - Gobert Materiaux) + 00h 05' 46''
8. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 18''
9. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 06' 37''
10. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 10' 11