Azemi dëshpëron, përfundoi i 90-ti në Festivalin Olimpik Evropian.
Çiklisti ynë Omer Azemi garoi sot në disiplinën kronometër në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Bansko Bystrica 2022.
Në një konkurrencë të fortë, Azemi përfundoi garën e 8.4 kilometrave me kohë 13:05,14 minuta, që e renditi në pozitën 90.
Për Omerin, që është çiklisti i vetëm nga Kosova në EYOF 2022, gara e sotme ishte përvojë e mirë për garat tjera ndërkombëtare.
Ai do të garojë në EYOF edhe në disiplinën e çiklizmit rrugor.