Gjatë etapës së pestë të Turit të Francës për femra është regjistruar një aksident sa qesharak aq edhe i rrezikshëm.
Rreth 30 çikliste janë përfshirë në një rrëzim masiv në mesin e garës.
Gjithçka ndodhi në mes të një rruge jo shumë të gjerë, kur pelotoni (grupi i madh i çiklistëve) u rrëzua dhe biçikletat u ngatërruan mes tyre. U krijua një kaos i madh dhe u deshën disa minuta që situata të stabilizohej.
Një çikliste pasoi një dëmtim të lehtë, danezja Emma Norsgaard, që mori edhe një mjekim në vendngjarje. Ndërsa garueset e tjera vijuan normalisht, por shumë prej tyre u detyruan të ndërrojnë gomat.
Ende e paqartë dinamika e aksidentit, teksa pamjet televizive nuk janë shumë të qarta. Për këtë arsye, organizatorët e turneut nuk kanë fajësuar askënd për ngjarjen.