Dy çiklistët tanë, Blerton Nuha dhe Aban Delija përfaqësuan Kosovën sot në Kampionatin Evropian të çiklizmit rrugor, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Gara ishte e gjatë 209 kilometra me konkurrencë shumë të fortë.
Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Kosovës i lejohet të marrë pjesë me dy garues në këtë garë prestigjioze, pasi Kosova ka plotësuar numrin e pikëve në kategorizim.
Nuha dhe Delija do të garojnë më 17 gusht edhe në disiplinën kronometër individuale (ITT), njofton FÇK.