Sot iu ka dhënë lamtumira e fundit çiklistit nga Shkupi, Arbër Shaqiri, i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident tragjik.
Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e fshatit në Haraçinë të Shkupit, në të cilën morën pjesë figura të ndryshme, të cilët kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Shaqiri.
Ky i fundit humbi jetën si pasojë e aksidentit të mbrëmshëm, kur u godit nga një veturë në qarkoren e Shkupit afër Radishanit. Së bashku me të në aksident është përfshirë edhe një çiklist tjetër, i cili mbeti i lënduar.
I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijët.