Është interesant se Federata e Çiklizmit e Serbisë, e ka futur në parakalendar garën e çiklizmit “Tour de Kosova”, që organizohet çdo vit në shtetin e Kosovës.
Kjo ka bërë që media serbe “Informer” të turret dhe të quajte skandal.
“Skandal!”, është titulli i mediumit serb.
“Një garë e organizuar nga Kosova është futur në parakalendarin e Federatës së Çiklizmit të Serbisë.
Federata e Çiklizmit të Serbisë ka përfshirë në parakalendarin në mesin e garave që do të zhvillohen në vitin 2023, një garë përmes shtetit të Kosovës.
Në kohën kur situata është shumë e tensionuar, gara “Tour de Kosova” është përfshirë në parakalendarin e BSS. Për rubrikën, besoni ose jo!
Një precedent edhe më i madh është se garën e organizon e ashtuquajtura Republikë e Kosovës.
Megjithatë, drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Serbisë, të cilët propozuan një kalendar të tillë, nuk kanë mbështetjen e shumicës së klubeve që po protestojnë gjithnjë e më shumë dhe po ngrenë zërin kundër garës në jug të Serbisë”, shkarravit ky medium serb.