Federata e ‘Çiklizmit e Kosovës është në vend të tetë në kategorizimin e sporteve në kategorinë C.
Ky vlerësim u bë nga Komisioni pranë Komitetit Olimpik të Kosovës.
Çiklizmi është prej sporteve më atraktive në Kontinentin e Vjetër por në Kosovë është në kategorinë C dhe pas Federatës së Shahut dhe Kajakimit.
Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, pajtohet me këtë, duke thënë se kështu e ka vlerësuar komisioni.
A është meritor ky vend për çiklizmin përkatësisht në vend të tetë në kategorinë C dhe si e komentoni si kryetar?
“Mbas sjelljes se dokumentacionit në komision aq e kanë vlerësu dhe i falënderoj komisionin dhe për vlerësimin e pikëve”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Çiklizmi mbetet pas Federatës së Autosporteve, shenjëtarisë, notit, triatlonit, shahut, Kajakimit e badmintonit.