Nuha përfundon i treti në garën e Maqedonisë së Veriut

Çiklizëm

Nuha përfundon i treti në garën e Maqedonisë së Veriut

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:46
Blerton Nuha është i treti në të djathtë

Në Maqedoninë e Veriut nga nikoqiri i klubit të Çiklizmit MBK Veles dhe të FÇM është hapur sezona e Çiklizmit në Maqedoninë Veriore.

Çiklisti i Kosovës Blerton Nuha pas nje konkurrence të jashtëzakoshme dhe një shtegu shumë malor me çiklistët e tjerë të Kosovës treguan një garë dhe një luftë të madhe.

Blerton Nuha doli i treti ku gara kishte nivel ndërkombëtar dhe kjo ishte një test shtesë për para përgatitjet për Turin e Shqipëris, ku së shpejti do të zgjidhet Kombëtarja edhe zyrtarisht.

Nesër është gara tjetër në Prizren e sipas kalendarit të FÇK-së ky event mbahetnë nivel ndërkombëtar, ku pjesëmarrës do të jenë ekipet nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Bullgaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat