Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrine e Turizmit organizoi trofeun “Agim Tafili”.
Dy etapat e saj jane kurorëzuar me sukses dhe pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Për kategorinë Elitë dhe atë U23, triumfoi çiklisti Olsian Veliaj i Tiranës, ndërsa në kategorinë junior triumfuan çiklistët shkodranë, me Flavio Venomi që zuri vendin e parë.
Këto evente janë përgatitorë për Turin Çiklistik, që priet të nisë së shpejti në vendin tonë.
Kategoria U23-Elitë
1-Olsian Veliaj (Tirana)
2-Tefik Sallahi (Tirana)
3-Brikel Barçi (Studenti)
Kategoria Junior
1-Flavio Venomi (Vllaznia)
2-Arglenio Sulaj (Vllaznia)
3-Emil Prifti (Tirana)