Çiklisti belg në gjendje të rëndë

Çiklizëm

Çiklisti belg në gjendje të rëndë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:48
Nathan Van Hooydonck

Nathan Van Hooydonck, një çiklist belg, është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u sëmur papritur teksa hypte në makinën e tij, në Belgjikë.

Ndërsa ishte duke i dhënë makinës, çiklisti u ndje keq dhe humbi kontrollin e makinës duke shkelur fort pedalin e gazit dhe goditi më pas pesë automjete të tjera.

Të plagosur të tjerë ka mbetur edhe një grua së bashku me një fëmirë.

Me Van Hooydonck në makinë ishte edhe gruaja e tij tetë muajshe shtatëzënë, por për fatin e mirë doli e padëmtuar pas kontrolleve në spital.

Një dëshmitar i aksidentit tha: “Shkova menjëherë te makina ku ndodhej ai dhe kontrollova gruan, u përpoqa ta qetësoja. Menjëherë mbërritën dy policë për të qëndruar pranë saj. Më pas unë shkova dhe kontrollova burrin, ishte në gjendje të pavetëdijshme. Erhdi ambulanca dhe e mori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat