Nathan Van Hooydonck, çiklisti belg i Jumbo-Visma, u detyrua t’i japë fund karrierës së tij pasi më 12 shtator pësoi një atak në zemër, që i shkaktoi një aksident të rëndë rrugor në qendër të Kalmthout, në Belgjikë, duke dëmtuar pesë makina të tjera.
Që atëherë, Van Hooydonck, 27 vjeç, u shtrua në Spitalin e Universitetit të Antwerpit, ku ju bënë të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore, që zbuluan një anomali kardiake.
Për të korrigjuar problemin, i është future në zemër një defibrilator i brendshëm, por ai do të mund t’i riktheheni karrierës profesionale të çiklizmit.
“Gjërat mund të kishin shkuar keq për mua, për fat mora ndihmë menjëherë. Tani jam mirë, por ende duhet të përballem me faktin se jam i detyruar t’i jap fund karrierës.
Do të përqendrohem te shërimi dhe djali im që do të lindë së shpejti. Në fund dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në spital dhe të gjithë tifozët për mesazhet që kam marrë prej tyre”, lexohet në mesazhin e belgut, të publikuar nga Jumbo-Visma.