Çiklistët e Kosovës në Kampionatin Evropian të çiklizmit Samir Hasani dhe Blerton Nuha përfunduan të fundit në garën në kronometër në shtegun 29 kilometra, në Drenthe të Holandës.
Federata e Çiklizmit e Kosovës e ka vlerësuar si paraqitje të mirë edhe pse kanë përfunduar në pozitat e fundit pasi që kanë thyer rekordet personale të Kosovës.
Hasani përfundoi i fundit në vendin e 32-të me gati dhjetë minuta prapa fituesit të garës, britanikut Joshua Tarling, ndërsa Bleron Nuha përfundoi i parafundit(31).
Gara tjetër dhe e fundit zhvillohet të dielën në shtegun 199.8 km.