Superylli i çiklizmit po zhvendoset në Zvicër

Çiklizëm

Superylli i çiklizmit po zhvendoset në Zvicër

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Jonas Vingegaard

Me titullin e tij të dytë radhazi në “Tour de France”, Jonas Vingegaard (Team Jumbo-Visma) u bë një supeyll absolut në skenën e çiklizmit. 

Thuhet se Vingegaard ka udhëtuar vazhdimisht në Zvicër gjatë vitit të kaluar. 

Kjo është për të testuar kushtet në vend. 

Përveç kësaj, 26-vjeçari dhe familja e tij (bashkëshortja Trine Marie Hansen dhe vajza Frida) vendosën të kërkonin një vend për të jetuar jashtë vendit në fillim të vitit 2023 për t'iu kundërvënë udhëtimeve të shumta. 

Këtë e ka bërë të ditur televizioni danez “TV 2 Sport”.

Kështu që tani është marrë vendimi për pjesën italiane të Zvicrës. "Ne nuk udhëtojmë aq shumë sa dikur", tha Vingegaard dhe shton: "Jemi bërë më të qetë".

Përveç Vingegaard-it, në Zvicër është zhvendosur edhe bashkëkombësi i tij Mads Pedersen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat