Si ka mundur Lance Armstrong, ish-çiklisti të cilit iu hoqën 7 titujt e fituar në Turin e Francës pasi rrëfeu se ka përdorur substanca të ndaluara, të mashtrojë antidopingun për vite me radhë? Ka qenë vetë ai që ka treguar gjithçka gjatë një interviste:
“Kam kryer rreth 500 kontrolle antidoping dhe gjithmonë kam dalë i pastër. Nuk është një gënjeshtër, sepse nuk kisha mundësi që të evitoja testet.
Por në të vërtetë disa substanca të ndaluara që përdorja, sidomos ato që jepnin më shumë efekt, linin gjurmë në organizëm për rreth 4 orë.
Mund të pije një cigare hashah dhe pas 2 javësh rezultoje pozitiv në kontroll, sepse gjurmët mbeteshin më gjatë në organizëm.EPO (erythropoietin) ndryshoi të gjithë sportet e rezistencës, ka efekt mesatarisht 4 orë dhe largohet shumë shpejt nga turpi.
Përdorja një ilaç që nuk linte gjurmë dhe që më ndihmone shumë në paraqitje dhe në rikuperim. Më kishin bërë të besoja se përdorimi nën kujdesin e mjekëve ishte i sigurt, por nuk mendoj të njëjtën gjë”, ka thënë Armstrong..